Vendvotimet në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera të Malit të Zi, ku sot janë mbajtur zgjedhjet lokale, janë mbyllur sonte në orën 20:00.
Zgjedhjet u mbajtën në Podgoricë, Tivar, Bjelo Pole, Plevle, Rozhaje, Budvë, Danilovgrad, Zeta, Tivat, Plavë, Kolashin, Zhablak, Pluzhine dhe Shavnik.
Kjo do të thotë se pjesëmarrja ishte dukshëm më e lartë se në vitin 2018 pasi që katër vjet më parë në zgjedhjet në Podgoricë, deri në orën 19 votuan 58.5 për qind e votuesve.
Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT), e cila monitoroi zgjedhjet, njoftoi se ishte një ditë zgjedhjesh paqësore dhe problemet më serioze u regjistruan në Shavnik.
Të drejtë vote kishin rreth 350 mijë qytetarë. Zgjedhjet lokale u mbajtën në një kohë krize të rëndë politike në Mal të Zi, ku dy qeveri u ndryshuan gjatë dy vjetëve.
Zgjedhjet lokale u zhvilluan sipas ligjeve të vjetra zgjedhore, pavarësisht thirrjeve disavjeçare të Bashkimit Evropian për zbatimin e reformës zgjedhore.