Mbyllen pjesët e para/Portugalia në disavantazh kundër Spanjës, Norvegjia në epërsi kundër Serbisë
Lexohet për: 1 min.
13-Pjeset e para
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në gjashtë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në “Derbin Iberik”, Spanja gjendet në epërsi prej 1:0 kundër Portugalisë, përmes golit të shënuar nga Alvaro Morata, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, krahas këtij takimi është duke u zhvilluar edhe ndeshja mes Serbisë e Norvegjisë, ku rezultati qëndron 1:0 në favor të norvegjezëve, të cilët i kaloi në epërsi ylli Erling Haaland.

Në anën tjetër, në ndeshjen mes Irlandës Veriore e Greqisë, ndeshje kjo që i përket Ligës C të Grupit 2, grup ky në të cilin gjendet edhe Kosova, janë duke udhëhequr grekët me rezultat minimal 1:0.

Rezultatet e pjesës së parë në gjashtë ndeshjet e Ligës së Kombeve i gjeni më poshtë.

Liga A – Grupi 2

Çekia 1:1 Zvicra

Spanja 1:0 Portugalia

Liga B – Grupi 2 dhe 4

Izraeli 1:1 Islanda

Serbia 0:1 Norvegjia

Sllovenia 0:1 Suedia

Liga C – Grupi 2

Irlanda e Veriut 0:1 Greqia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025