Mbyllen garat në EYOF Vuokatti 2022 për Drin Kokaj
Lexohet për: 1 min.
11-Kokaj
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pas Kiana Kryeziut dhe Arba Pupovcit, edhe skitari Drin Kokaj ka përfunduar sot garën në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj (EYOF) Vuokatti 2022.

Kryeziu dhe Pupovci garuan sot në disiplinën e sllallomit paralel, ku ë dyja u diskualifikuan në lëshimin e dytë, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, në të njëjtën disiplinë, respektivisht atë të sllallomit paralel, Kokaj ishte i pafat, pasi që doli nga shtegu qysh në lëshimin e parë të tij.

Me garën e sllallomit paralel, përfundojnë garat për skitarët tanë në EYOF Vuokatti 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025