Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e parë të ftuar nga Prokuroria në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë.
Pas pushimit të drekës, me pyetje për këtë dëshmitar do të vazhdojnë ekipet tjera të mbrojtjes.
Edhe për Selimin, Bujën, Ibishin dhe Bashotën, dëshmitari pohoi se vet e kanë bërë publike që janë ftuar për të dëshmuar. Për të gjithë këta, dëshmitari i parë në këtë rast tha se nuk janë vendosur masa mbrojtëse për dëshmi sepse, siç tha ai, ishin figura publike.
Këto janë regjistruar si prova në këtë proces gjyqësor.Pesëshja e akuzuar për pengim të drejtësisë janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.
Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.