Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave, Lëvizja FOL ka organizuar Forumin “FOL Hapur” një diskutim me komisionaren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku.
Temë diskutimi ishin shkelja e privatësisë nga faturat e hapura, të dhënat personale dhe mbrojtja e tyre e sektorin shëndetësor dhe atë arsimor, si dhe mbrojtja e të dhënave, media dhe interesi publik.
Dermaku ka kërkuar që faturat e ndryshme për pagesa që dërgohen te qytetarët të mos jenë të hapura dhe të mos të lihen para derës, pasi me këtë shkelet privatësia e tyre.
Ndërsa për të dhënat personale në sektorin shëndetësor ajo theksoi se nga QKUK dhe spitalet private duke përfshirë laboratorin, ordinancat të ndryshme janë pak të ndërgjegjësuara për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ajo bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe t’i ruajnë të dhënat e tyre personale për shkak se me këtë shkelet privatësia e tyre./A. Shala /
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.