“Mbrojti popullin e themeloi Republikën”, Kurti viziton Mauzoleun Ataturk
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur sot kurora lulesh te Mauzoleu i Mustafa Kemal Ataturkut, në nderim të veprës dhe jetës tij.

“Mustafa Kemal Ataturku është njëri nga liderët më të mëdhenj dhe historik të botës. Në kohë dhe rrethana shumë të vështira, ai arriti të bëjë të dyja: mbrojti popullin dhe themeloi Republikën. Një shembull që duhet të studiohet dhe mësohet, për të respektuar të kaluarën dhe të shpresohet për të ardhmen”, shkroi kryeministri Kurti në librin e përshtypjeve.

Erdogan pret Kurtin • KosovaPress

Kurti sot do të takohet me ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, ndërsa të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik i bizneseve Kosovë-Turqi.

Gjatë ditës kryeministri Kurti është pritur në takim nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024