Erdogan pret Kurtin
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti të premten kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.

Takimi ka qenë i mbyllur për media dhe nuk është caktuar asnjë konferencë pas takimit, sipas mediave turke.

Kurti gjatë kësaj vizite shoqërohet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.

Ai në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, do të mirëpritet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024