Joe Cole: "Ne do ta vëmë në gjumë Messin, Anglia shkon në finale"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Joe Cole: "Ne do ta vëmë në gjumë Messin, Anglia shkon në finale"
New Project - 2026-07-15T164706.916
15/07/2026 - 16:50
Linku u kopjua

Ish-futbollisti i Anglisë, Joe Cole, është i bindur se “Tre Luanët” do të kalojnë Argjentinën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe do të sigurojnë një vend në finalen e madhe.

Duke folur për përballjen ndaj kampionëve në fuqi, Cole tha se Anglia ka cilësi të mjaftueshme për të ndalur Lionel Messin dhe skuadrën argjentinase.

Messi përballet me Anglinë për herë të parë? Ne do ta vëmë në gjumë Messin. Do ta ndalim 100%”, u shpreh ai.

Sipas ish-mesfushorit anglez, ritmi dhe shpejtësia e lojtarëve të Anglisë do të jenë një problem i madh për Argjentinën.

Ne kemi shumë më tepër shpejtësi sesa pikat e forta të Argjentinës. Do t’i mposhtim, e ndjej në eshtra”, shtoi Kol.

Anglia synon të rikthehet në finalen e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1966, ndërsa Argjentina kërkon të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë në Katar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026