Mbrojtësi i Smakajt: Prokuroria duhet të vërtetojë se si është siguruar dokumenti
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Mbrojtësi i Smakajt: Prokuroria duhet të vërtetojë se si është siguruar dokumenti
Smakaj1234
27/02/2026 - 15:16
Linku u kopjua

Në gjykimin në rastin “Thaçi 2” në Hagë, mbrojtësi i Bashkim Smakajt, Xhonatan Ris, lidhur me dokumentin që shfaqi si provë Prokuroria Speciale, një bisedë me Bislim Zyrapin për të ndërhyrë në dëshminë e tij, tha se provat duhet të tregojnë se kjo dosje elektronike e ashtuquajtur “dokumenti Smakaj” nga prokuroria nuk mund të printohej pa kaluar në duart e oficerit të paraburgimit.

Ris tha se Smakaj nuk ka mbajtur diskutime me Zyrapin lidhur me dëshminë e tij në çështjen e gjashtë dhe nuk i ka treguar asnjë dokument lidhur me të.

“Smakaj ka zgjedhur që t’i tregojë prokurorisë se si do ta mbrojë veten në këtë gjykim që pavarësisht që ka qenë mik me Bislim Zyrapin dhe e ka takuar rregullisht, nuk ka mbajtur diskutime lidhur me dëshminë e tij në çështjen gjashtë dhe nuk i ka treguar asnjë dokument lidhur me të.. 13:49:43 Dhe një nga aspektet që është trajtuar është mungesa e shenjave të gishtave apo analizës kriminalistike të të ashtuquajturit dokumenti Smakaj dhe në fakt ju do të dëgjoni dëshmi se më 6 dhjetor 2023 prokuroria informoi firmën e forenzikës që po bënte punën, se nuk kërkoi asnjë vërtetim të shenjave të gishtave apo ADN-së lidhur me dokumentin. ZPS-ja nuk bëri kërkesë të mëvonshme për kërkesë të gishtave. Qysh në fillim të këtij hetimi, prokuroria e bëri të qartë se nuk kishte nevojë për ADN, as shenja të gishtave”, tha Ris.

Ris tha se prokuroria duhet të japë një shpjegim se si përfundoi dokumenti në duart e ZPS-së, si arriti nga një oficer i paraburgimit dhe sipas tij nëse ka qenë në automjetin e Smakajt, e ka vendosur qëllimisht ZPS-ja.

“Nëse prokuroria mund ta vërtetojë se prejardhja e këtij dokumenti ka qenë një dosje elektronike në njësinë e paraburgimit, për të cilin Smakaj nuk ka dijeni, atëherë duhet ta shohim nga provat. Provat duhet të tregojnë që kjo dosje elektronike nuk mund të printohej pa kaluar në duart e oficerit të paraburgimit. Nuk po fajësoj askënd, por argumentet e mbrojtjes janë këto. Kemi nevojë për një shpjegim alternativ si përfundoi dokumenti në duart e ZPS-së, si arriti nga një oficer i paraburgimit dhe nëse ka qenë në automjetin e Smakajt atëherë e ka vendosur qëllimisht ZPS-ja në automjet, vetëm që t’i atribuojë automjetin Smakaj”, tha Ris.

Ris shtoi se prova P00128, dëshmi e një personi anonim, tregon se profili ishte që e përdornin të paraburgosurit dhe oficerët e paraburgimit dhe nuk ka asnjë provë që të vërtetohet kush e ka printuar dokumentin për avokatët.

“E vetmja provë që do të shohim ne është pikërisht prova P00128, e vetmja provë që është dëshmia e një personi anonim në këtë rast dhe ju do të dëgjoni se llogaria apo profili ishte një profil që e përdornin dhe të paraburgosurit dhe oficerët e paraburgimit, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë kush e ka printuar dokumentin për avokatët”, tha Ris.

Pas mbrojtësit të Smakajt, do të ketë fjalën hyrëse për rastin Thaçi 2, mbrojtësi i Isni Kilajt Ian Eduards. /A. Shala/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026