Mbretërit e Britanisë me pushime, ja destinacioni i tyre i preferuar
Lexohet për: 2 min.
-640-0-mbret-1658052234
2 vite më parë
Linku u kopjua

Teksa temperaturat e larta prekin Britaninë e Madhe dhe Evropën, miliona njerëz shfrytëzojnë këtë periudhë për pushime, e për të kaluar më shumë kohë me të afërmit e tyre dhe miq.

Natyrisht kjo përfshin edhe familjen mbretërore të cilët tërhiqen nga kalendari i ngarkuar i detyrave të tyre publike.

Destinacioni më i famshëm për ta është Balmoral Castle në Scotland, ku mbretëresha kalon verën e së bashku me të mblidhen edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Monarkët janë fotografuar gjatë viteve duke ecur në provincë, duke kalëruar dhe në piknikë.

"Është vendi më i bukur në botë dhe gjyshja është shumë e lumtur," shprehet princeshë Eugenia.

Gjithashtu familja mbretërore mund të largohet edhe jashtë vendit.

Motra e mbretëreshës Princeshë Margaret, së fundmi i ka kaluar pushimet verore në Mustique, një ishull në Saint Vincent dhe në Caraibe. Lidhja e saj me këtë ishull nisi në 1960 ndërsa po udhëtonte përgjatë Karaibeve me jahtin e saj Britannia.

Pronari Colin Tennant i dhuroi asaj 10-akra. Vilën ajo më vonë nisi ta përdori si shtëpi pushimi. Por nuk mungojnë as rastet kur pjesëtarë të familjes mbretërore preferojnë vendet malore, si princi Philip udhëtoi në Liechtenstein 1965, apo Diana, Princesha e Uellsit rregulisht shkonte për të bërë ski.

E nganjëherë lindin edhe romanca. Princi Harry u njoh me bashkëshorten e tij në një udhëtim në Botswana, kamping poshtë yjeve. Po ashtu i vëllai i tij William, i propozoi për martesë Kate Middleton në një kabinë në malet e Mount Kenya.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024