Një grua nga Los Angeles, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, është dënuar me 15 vjet burg pasi shiti drogë që çuan në vdekjen e aktorit të serialit “Friends”, Matthew Perry.
Jasveen Sangha, 42 vjeçe, u deklarua fajtore për pesë akuza, përfshirë shpërndarjen e ketaminës që rezultoi në vdekje ose lëndim trupor. Prokurorët e përshkruan shtëpinë e saj në Hollywood-in verior si një “qendër për shitje droge”, ku u furnizonin klientë të pasur dhe me lidhje.
Sangha pranoi para gjykatës se vendimet e saj kishin shkatërruar jetë njerëzish dhe shprehu keqardhje, por gjyqtari theksoi mungesën e pendesës së saj në vitet pas arrestimit, raporton BBC, përcjell KosovaPress.
Njerka e të ndjerit Matthew, Debbie Harry, kërkoi nga gjykata dënimin maksimal me burg për këtë akt.Hetimet federale zbuluan qindra doza ketamine dhe mijëra pilula të drogave të tjera në banesën e saj, ndërsa ajo akuzohet se kishte furnizuar drogë edhe për viktima të tjera.
Rasti i Perry-t përfshin gjithsej pesë persona të akuzuar për furnizim me ketaminë, përfshirë mjekë dhe bashkëpunëtorë të tij personal, të cilët gjithashtu kanë pranuar fajësinë dhe janë dënuar ose presin dënimin.