Mbledhja e Qeverisë, merret ky vendim
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka marrë një vendim.

Bëhet fjalë për ndryshim-plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 24 korrik 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese për sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Me këtë plotësim-ndryshim, kryesuese e këtij komisioni bëhet Anita Kalanderi, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa anëtar Ilir Muçaj, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024