Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 8.7 milionë euro.
Ky lajm është bërë i ditur në një interviste për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se ky është vetëm planifikim buxhetor dhe kostoja përfundimtare do të mund të dihet vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
Sipas Elezit, pjesa më e madhe e mjeteve që planifikohen përdoren për të paguar trupat zgjedhore, të cilat angazhon gjatë procesit zgjedhor dhe pas tij.
Sipas KQZ-së edhe Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme që u miratua nga Kuvendi i Kosovës pas përmbylljes së reformës zgjedhore në verën e vitit 2023, ka zgjeruar përgjegjësitë e KQZ-së, e rrjedhimisht kjo reflektohet edhe në koston e planifikuar. Në kosto do të ndikojë edhe periudha e rregullt në organizimin e zgjedhjeve, e cila ka filluar në mes të gushtit të këtij viti dhe pritet të përfundojë para pranverës së vitit të ardhshëm.Sipas të dhënave të KQZ-së, këto zgjedhje i kushtuan buxhetit të Kosovës 4 milionë e 469 mijë e 764 euro. Planifikimet për koston e këtyre zgjedhje kanë qenë në shumën 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.