Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit korrik të këtij viti shënoi rritje me 2.7 %, krahasuar me korrikun e viti 2023, duke arritur në 1 milionë e 818 mijë e 378.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, mbi lëvizjet e shtetasve rezulton se gjatë muajit korrik të këtij viti të kenë hyrë në territorin e Shqipërisë 2 milionë e 624 mijë e 207 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Në krahasim me periudhën janar-korrik të një viti më parë numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri shënoi rritje me 23.2 %.
Referuar raportit, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti europian, ndjekur nga Europa Qendrore/Lindore me 10 %.
Rritje të ndjeshme në muajin korrik kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 50.9 %./ATSH