Vetëm 49 për qind të rekomandimeve që janë dhënë nga Zyra Kombëtare e Auditimit, janë zbatuar plotësisht, derisa 51 për qind të tjera kanë mbetur të pazbatuara nga ministri të ndryshme. Kështu ka bërë të ditur auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca e cila ishte e ftuar të raportojë për zbatimin e rekomandimeve nga organizatat buxhetore, në veçanti ato të dhëna nga Kuvendi gjatë vitit 2022/2023 në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Spanca ka thënë se sa i përket raporteve që kanë dërguar për sezonën 2022/23, kanë pranuar të gjitha planet e veprimit për organizatat buxhetore, për auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë, porse shton se 19 organizata buxhetore i kanë dërguar këto plane të veprimit me vonesë.Derisa ka shtuar se ata që prijnë me zbatimin e rekomandimeve të vitit 2021 kanë rezultuar të jenë ndërmarrjet publike, ku sipas saj kanë zbatuar 58 për qind të rekomandimeve të cilat i janë dhënë.
Mes tjerash, Spanca ka theksuar se meqenëse nuk kanë audituar pasqyrat financiare të KOST-it dhe të Trepçës, kanë larguar posten pasi sipas saj, kishte edhe numër të vogël të rekomandimeve dhe në vend të saj kanë vendosur në planin e auditimit KOSTT-in dhe Trepçën.
Sa i përket ndryshimi të ligjit, Spanca ka thënë se ka nevojë të ndryshohet dhe janë duke punuar në këtë drejtim, siç tha ajo, pas qershorit ligji do të jetë në këtë komision për shqyrtim.
I shqetësuar me moszbatimin e rekomandimeve është shprehur edhe deputeti tjetër nga PDK, Rashit Qalaj. Sipas tij, shumica absolute e tyre nuk janë zbatuar nga qeveria.
Ndërsa, ka thënë se është shqetësuese se si një operator ekonomik ka nënshkruar kontratë njëburimore 15 herë, për çfarë tha se edhe kjo çështje duhet të auditohet.
Ndërkaq, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku ka kundërshtuar deklaratën e deputetes Bajrami. Sipas saj opozita është duke munduar të nxjerr debate parlamentare prej hiçit, siç tha ajo, për fushatë elektorale. Ndërsa ka thënë se është skandaloze se si një auditor gjeneral shkon dhe bëhet nënkryetar komune.
Anën tjetër, deputeti tjetër nga partia në pushtet, Halil Thaçi i ka bërë thirrje prokurorit të shtetit që të marrë në pyetje deputeten Bajrami për deklaratat e bëra.
Për këtë, deputetja Bajrami ka insistuar që të hetohen të gjitha kontratat njëburimore të tilla.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...