Mbi 4 mijë e 400 lindje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, në QKUK
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbi 4 mijë e 400 lindje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, në QKUK
gjinokologji-180626
18/06/2026 - 11:08
Linku u kopjua

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se janë  realizuar 4,423 lindje gjatë periudhës janar – 15 qershor 2026.

Sipas të dhënave të klinikës, nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 3,090 janë kryer në mënyrë spontane, ndërsa 1,333 të tjera me prerje cezariane.

“Në këtë periudhë, ekipet profesionale të klinikës kanë trajtuar me sukses edhe foshnjat e lindura para kohe, ku 318 prej tyre, pas kujdesit intensiv dhe trajtimit të specializuar, janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore për në shtëpi”,thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, kujdesi shëndetësor ofrohet nga ekipe multidisiplinare të përbëra nga mjekë specialistë, infermierë dhe mamitë, të cilët kujdesen për menaxhimin e shtatzënive, lindjeve dhe trajtimin e rasteve të ndryshme gjinekologjike e obstetrike.

Institucionet shëndetësore vlerësojnë se shëndeti i gruas dhe i të porsalindurit mbetet ndër prioritetet kryesore të sistemit shëndetësor, duke e konsideruar investimin në këtë fushë si investim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes dhe zhvillimin e shoqërisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026