Viti 2023 sa i përket aksidenteve në komunikacion në nivel vendi është mbyllur si një vit i jashtëzakonshëm, pasi që numri i aksidenteve ka shkuar mbi 21 mijë, prej tyre 88 me fatalitet. Njohësit e kësaj fushe, theksojnë se shkak i këtij numri të madh të aksidenteve është dhe do të mbetet infrastruktura rrugore, për çka thonë se deri më tash nuk është mare asnjë masë parandaluese në pikat e zeza në komunikacion.
Ndërsa, nga institucionet përgjegjëse për këtë situatë thonë se në vitin 2023 nuk janë përmbyllur shumë projekte, por se në vitet në vijim do të investohet dhe do të ketë përmirësime.
Këtë situatë alarmante, e cilëson eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj i cili tha se viti 2023 ka qenë vit i shëmtuar.
Dedaj tha se faktori kryesor i rritjes së numrit të aksidenteve është mungesa e investimeve në komunikacion, ai tha se institucionet duhet të kenë strategji për zvogëlimin e aksidenteve, por se as atë nuk e kanë.
Ahmeti për KosovaPress thotë se për parandalimin e aksidenteve duhet të vetëdijesohen qytetarët dhe institucionet të gjejnë zgjidhje për ta.
Sa i përket investimeve në infrastrukturë, komunikacion dhe pikave të zeza të aksidenteve, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu thotët se 2023-ta ka qenë vit i vështirë, por sipas tij, janë përmbyllur projekte të rëndësishme rrugore.
Po ashtu, Aliu shtoi se për vitin 2024 vendosja e kamerave në komunikacion do të jetë një ndër investimet më me ndikim në komunikacion. Ai u shpreh së është i kënaqur me investimet të cilat janë përfunduar dhe ato që janë në nisje sa i përket komunikacionit në vend./A. Drenica
Lajmi në sistemin me parapagim.