Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në total janë regjistruar mbi 15 mijë e 400 aksidente në komunikacion. Prej tyre 63 ishin me fatalitet, ku humbën jetën 68 persona. Gjithashtu, kanë ndodhur edhe 5 mijë e 500 aksidente me lëndime me 10 mijë e 500 persona të lënduar, si dhe 9 mijë e 800 aksidente me dëme materiale.
Edhe pse Policia e Kosovës nuk ka dërguar statistika për vet-aksidentet, nga ekspertët e komunikacionit ato po vlerësohen shqetësuese. Ata madje kërkojnë të hetohet arsyeja e këtyre aksidenteve.
Krasniqi ka shtuar se pa marrë parasysh se me çfarë mjeti jeni, të gjithë duhet të respektojnë kodin rrugor të sjelljes, në këtë mënyrë të sigurohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Ndërsa, Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim ka theksuar se kanë shtuar prezencën e zyrtarëve policorë në akse të ndryshme rrugore me njësinë e motoçiklistëve, njësinë mobile me pajisje inteligjente “Smart Patrol”, veturat civile të pajisura me radarë mobil, përdorimin e dronëve në identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme, si dhe ndërmarrjen e masave sensibilizuese dhe atyre ndëshkuese.Nëse krahasojmë periudhën janar-gusht të këtij viti dhe të vitit të kaluar, në statistikat që ka dërguar PK-ja, këtë vit, për këtë periudhë ka më pa aksidente, megjithatë diferenca është shumë e vogël.