Mbi 14 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
Ukraina lufta
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rusia ka humbur më shumë se 14 000 trupa, 450 tanke dhe 93 avionë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, njoftoi sot në Facebook Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Midis 24 shkurtit 2022 dhe 18 marsit 2022, humbjet totale të trupave ruse janë 14 200 trupa, 450 tanke, 1 448 automjete të blinduara luftarake, 205 sisteme artilerie, 72 sisteme raketash të shumëfishta”, sipas raportimit.

Për më tepër, ushtria ukrainase shkatërroi 43 sisteme luftarake kundërajrore të Rusisë, 93 avionë, 112 helikopterë, 879 automjete motorike, tre anije, 60 tankera me karburant, 12 mjete ajrore pa pilot dhe 11 njësi të pajisjeve speciale.

Më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Trupat ruse po bombardojnë dhe shkatërrojnë objektet kryesore të infrastrukturës, duke lëshuar raketa në zonat e banuara, në qytete dhe fshatra të Ukrainës duke vrarë civilë.

https://kosovapress.com/admin/mbi-1300-persona-nen-rrenojat-e-teatrit-te-mariupolit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025