Mbi 100 personalitete, shkrimtarë dhe aktorë, i kërkojnë Putinit lirimin e Navalnyt
Lexohet për: 2 min.
Ucraina,i feriti nell'ospedale di Leopoli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më shumë se njëqind shkrimtarë, aktorë, gazetarë, regjisorë dhe figura të tjera publike kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, bëjnë thirrje për t’i dhënë fund abuzimeve me Alexey Navalny dhe lirimin e tij pasi është arrestuar për arsye politike.

Ndër nënshkruesit janë Svetlana Alexievich, Anne Applebaum, Margaret Atwood, Jude Law, Salman Rushdie, Orhan Pamuk, Herta Muller, Eric Cantona, Olga Tokarczuk, Mario Vargas Llosa.

“Siç e dini, Alexey Navalny po mbahet në IK-6, një nga kolonitë më të ashpra penale në vendin tuaj”, thuhet në tekstin drejtuar Putinit.

Letra denoncon se ‘’kundërshtari i Kremlinit është i vendosur vazhdimisht në izolim, i shtypur në një qeli betoni pa ajrosje. Atij i ndalohen vizita në familje dhe telefonata dhe … megjithëse ka temperaturë, duhet të qëndrojë në këmbë gjithë ditën”.

Prandaj, shkrimtarët, aktorët dhe regjisorët njoftojnë se po bashkojnë zërin e tyre me atë të 600 mjekëve rusë që kanë kërkuar “kujdes shëndetësor të pavarur dhe të menjëhershëm” për Navalny.

“Navalny po vuan një dënim me burg për akuza që nuk do të ishin pranuar kurrë në asnjë sistem të pavarur gjyqësor,” thuhej në letër.

“Ne mbështesim kërkesën e qeverisë gjermane, autoriteteve amerikane dhe Bashkimit Evropian për lirimin e menjëhershëm të tij. Është në kompetencat e tij”, përfundojnë nënshkruesit duke iu drejtuar Putinit. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025