Mbi një mijë qifte u divorcuan brenda tetë muajve në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë muajit gusht afro 140 qifte vendosën t'i ndajnë rrugët e tyre. Derisa psikologët dhe sociologët po konsiderojnë se shkak kryesor i këtij fenomeni në rritje është tradhtia në mes bashkëshortëve. Ndërkaq, është rritur numri i partnerëve që kërkojnë këshillime psikologjike përpara divorcit.
Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli vlerëson shqetësues faktin e rritjes së numrit të rasteve të divorcit.Përveç kësaj, psikologu Havolli thekson se ngritje ka shënuar edhe numri i qifteve të divorcuara me fëmijë.
Sociologu Genc Xërxa ndër faktorë të tjerë përmend edhe infertilitetin si shkak i shkurorëzimit mes partnerëve në Kosovë.Ndërkaq, Gashi potencon se problematika e strehimit, mospagesa e alimentacioni, stigmatizimi janë ndër sfidat kryesore me të cilat përballen prindërit vetushqyes.
Ndër të tjera, Gashi tregon se pjesë e organizatës "Prindër të ndarë", janë rreth 360 gra dhe vetëm 5 burra, pasi siç thotë ajo këta të fundit nuk paraqiten për shkak të krenarisë.