Mbi 1700 persona të bllokuar në një anije turistike në Francë, dyshohet për gastroenter
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbi 1700 persona të bllokuar në një anije turistike në Francë, dyshohet për gastroenter
Më shumë se 1700 persona, përfshirë shumë qytetarë britanikë dhe irlandezë, janë të mbyllur në bordin e një anije turistike që mbërriti të martën në mbrëmje në Bordeaux, në Francën jugperëndimore, pas vdekjes së një pasagjeri dhe një shpërthimi të dyshuar të gastroenteritit, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.
”Midis 1233 pasagjerëve, përveç viktimës së ndjerë, që ishte 90 vjeç, rreth 50 prej tyre kanë shfaqur simptoma dhe testet janë duke u zhvilluar për të zbuluar praninë e mundshme të norovirusit”, sipas të njëjtit burim, i cili specifikon se 514 anëtarë të ekuipazhit janë gjithashtu në bord.
Anija ”Ambassador Cruise Line”, e cila u nis nga Ishujt Shetland (jashtë brigjeve të Skocisë) më 6 maj, ndaloi në Belfast, Liverpool dhe Brest (Franca perëndimore) përpara se të mbërrinte në Bordeaux, nga ku është planifikuar të niset për në Spanjë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.