Mbërrin anija italiane në Shëngjin, pritet të kthejë pas në Itali 12 emigrantët
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Anije ne Shengjin
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka mbërritur në portin e Shëngjinit Guardia Costiera, anija që do marrë dhe do të kthejë sërish në Itali 12 emigrantët që u akomoduan më parë në kampin e Gjadrit.

Ishte Gjykata e Romës e nuk e vlerësoi të ligjshëm vendosjen e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër në Shqipëri.

Masa e gjykatës urdhëroi kthimin pas në Itali të 12 emigrantët, të cilët kishin mbërritur më herët në Gjadër. Sipas vendimit të gjykatës dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Ky vendim megjithatë nuk shfuqizon kampet sepse ata janë ndërtuar për refugjatët që shkojnë atje nga vendet e cilësuar të sigurta.

Ndërkohë kryeministrja italiane Giorgia Meloni bën me dije se vendimi do të apelohet, teksa shton se nuk janë gjykatat ato që vlerësojnë se cili vend është i sigurt ose jo./ TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024