Debati për gjuhën shqipe në MV, Rama mesazh Shkupit: Problemi nuk janë popujt, por...
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Do hedhim në diskutim masat për mbylljen e TikTok dhe Snapchat
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë komentoi debatin mbi gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, ku tha se problemi nuk janë popujt në vetvete, por janë udhëheqësit.

Më tej ai shtoi se ‘udhëheqësit në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorin dhe e shfrytëzojnë’.

“Më vjen mirë që jam këtu sot dhe që dëshira e vajzave, djemve të fondacionit u bë realitet. E kishin me shumë dëshirë ta realizonin këtë aktivitet. Nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhë që të jepet fjala për të folur për Arben Xhaferin kur nuk e ke të mundur të fokusohesh sa duhet në mënyrë që të thuash diçka që do të bënte të ndiheshe okej. Në këto raste rreziku është që përkujtohej njërëz të përmasave të jashtëzakonshme dhe thuren fjalime, e lëvdata të zakonshme. Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje, më është dashur të negocioj me çunat e fondacionit, që mund të interpretohej. Popujt e Ballkanit vuajnë nga strabizmi dhe duke u përpjekur të shtoj diçka. Problemi nuk janë popujt në vetvete, janë udhëheqjet, në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorurin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri-tjetrin ta s’postojë nga qendra.”, tha Rama, shkruan Tch, transmeton KosovaPress.

Edhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe thuhet se vënia në pikëpyetje e këtij statusi cenon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik.

https://kosovapress.com/ligji-per-gjuhet-ne-maqedonine-e-veriut-kurti-pret-vendim-te-drejte-nga-kushtetueseja

https://kosovapress.com/deklarata-e-keshillit-te-ambasadoreve-shqiptare-mbi-ndryshimet-e-mundshme-kushtetuese-ne-mv-per-gjuhen-shqipe

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025