Mbappen jo, por Al Hilal-i rrëmben Verratin
Kylian Mbappé ka refuzuar të zhvillojë bisedime me Al Hilalin, por skuadra arabe thuhet se është në prag të nënshkrimit me italianin Marco Verratti.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se negociatat mes PSG-së dhe Al-Hilal për Verrattin janë në një fazë të avancuar me mesfushorin italian të cilit i është ofruar një marrëveshje trevjeçare.
Sipas ekspertit italian të transferimeve, një marrëveshje mes dy klubeve është afër aq sa dokumentet për të finalizuar transferimin e Verrattit tashmë janë duke u përgatitur, përcjellë KosovaPress.
Al-Hilal janë gjithashtu të gatshëm të nënshkruajnë Mbappé, i cili është hedhur në treg pasi refuzoi të nënshkruajë zgjatje të kontratës me PSG-në.
Megjithatë, sipas Romanos, superylli francez nuk dëshiron as të bashkohet me skuadrën e Pro Ligës Saudite.
Mbappé është përjashtuar për turin parasezonal të PSG-së në Japoni dhe nuk pritet të luajë përsëri për gjigantët e Ligue 1 nëse nuk nënshkruan zgjatjen e kontratës.