Mbappe thumbon keq PSG-në
Lexohet për: 2 min.
7-Mbappe
1 vit më parë
Linku u kopjua

Marrëdhëniet mes Kylian Mbappes dhe Paris Saint-Germain si duket janë në pikën më të keqe.

Mbappe ka refuzuar të aktivizojë opsionin për ta rinovuar kontratën edhe për një vit me PSG-në, gjë që nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë në vitin 2024, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, PSG ia ka bërë të qartë Mbappes se ose duhet të rinovojë kontratën, ose klubi do ta shesë atë këtë verë. Ndërkaq, Mbappe ka thënë se ai do të qëndrojë me kampionin francez deri në vitin 2024, duke mos i lënë shumë zgjidhje PSG-së.

Tani, në një intervistë për “France Football”, Mbappe e ka thumbuar keq PSG-në, duke thënë se duke luajtur për ta nuk e ndihmon atë të arrijë suksese.

“A i nënvlerësojnë njerëzit paraqitjet e mija? Po, por në të njëjtën kohë nuk ua vë fajin atyre. Vetë unë kam nënvlerësuar atë se çfarë kanë bërë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, çfarë lojtarët e mëdhenj kanë bërë”, tha Mbappe.

“Ne jetojmë në një shoqëri konsumuese, ku theksohet ‘Është mirë, por bëje sërish’. Unë mendoj se të luash për PSG nuk ndihmon shumë, sepse ata janë një ekip që ndan, një klub që dallon”, shtoi më tej Mbappe.

Si duket largimi i Mbappes nga Paris Saint-Germain është vetëm çështje kohe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024