Mbappe shënon dhe ndez shpresat, 1-2 në Bernabeu
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbappe shënon dhe ndez shpresat, 1-2 në Bernabeu
mbape
07/04/2026 - 22:37
Linku u kopjua

Real Madridi është rikthyer sërish në lojë në "Santiago Bernabéu", duke ngushtuar epërsinë e Bayern Munichut në minutën e 74-të.

Një pasim gjenial nga Trent Alexander-Arnold gjeti Kylian Mbappe brenda zonës, i cili me një gjakftohtësi të jashtëzakonshme e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Neuer.

Me rezultatin tani në 1:2, madrilenët po kërkojnë me ngulm golin e barazimit në këto minuta të fundit dramatike të çerekfinales, duke ndezur atmosferën në stadium.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026