Mbappe e Kroos, Sir Jim Ratcliffe synon transferime të mëdha te United
Sir Jim Ratcliffe pritet që të jetë investitori i ri te Manchester United, duke blerë 25% të aksioneve, në vlerë afro 1.6 miliardë euro.
Ndërkaq, bëhet e ditur se Sir Jim Ratcliffe dëshiron të ketë ndikim të menjëhershëm te United, dhe thuhet se ka një listë të lojtarëve që dëshiron t’i transferojë, raporton KosovaPress.
Saga e gjatë e blerjes, ose të paktën e blerjes së aksioneve te Manchester United po e arrin fundin pas afro një viti kur familja Glazers ftoi investitorë që të jenë pjesë e klubit. Me Sheikun Jassim që u refuzua oferta për blerje totale të klubit, Ratcliffe dhe INEOS thuhet se kanë blerë 25% të aksioneve, në vlerë afro 1.6 miliardë euro.
Ratcliffe do që të ketë ndikim të madh, dhe sipas “Daily Telegraph”, ai ka një listë të lojtarëve që i dëshiron te United.
Kylian Mbappe i prin kësaj liste, ndërsa Toni Kroos e Adrien Rabiot janë në listën e mesfushorëve së bashku me Piotr Zielinskin e Napolit.
Nëse pista e Mbappes dështon, Ratcliffe e dëshiron transferimin e yllit të Athletic Bilbaos, Nico Williams.