Mbahet mbledhja e fundit e Kuvendit të Istogut për 2023
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 22- të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Ilir Ferati , drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoi procesverbalin nga mbledhja e kaluar, shpallja në diskutim publik e Rregullores për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative - Arsimore të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Istog, Shqyrtimi dhe Miratimi Projekt Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba, Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Përgjithshme dhe listes Veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2024, Shqyrtimi dhe miratimi i  Plotësim – Ndryshimit të Vendimit 01Nr.13/2020 të  datës 28.02.2020 për dhënien në shfrytëzim me negocim të pronës së paluajtshme të Komunës në Gurrakoc, Miratimi i Hartave Zonale për Komunën e Istogut  2023-2031, Shfuqizimi i Vendimit 00Nr.60/2023 i datës 30.03.2023, për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronën private.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024