Shtyhet afati i aplikimit të bizneseve për skemën e granteve të inovacionit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Shtyhet afati i aplikimit të bizneseve për Skemën e Granteve të Inovacionit
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, është shtyrë afati i aplikimit të bizneseve për skemën e granteve të inovacionit, deri më datën 4 nëntor. Afati i fundit ka qenë më 28 tetor.

“Për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, të cilat janë raportuar dhe evidentuar nga bizneset dhe konfirmuar nga ASHI, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) dhe bizneset fillestare (Start-up), se thirrja publike e shpallur më 08.10.2024 për Skemën e Granteve të Inovacionit, e cila ishte paraparë të përfundonte më 28.10.2024, është shtyrë afati i aplikimit per bizneset, deri më datën 04.11.2024, ora 24:00”, thuhet në njoftim.

Sipas MINT-it, aplikimi vazhdon përmes platformës e-Kosova.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024