Për herë të parë në Kosovë, një event madhështor i mjekësisë bëri bashkë afro 100 doktorë, specialistë dhe specializantë të ORL-së, Neurokirurgjisë, Neurologjisë dhe Radiologjisë nga të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm.
Në Konferencën Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë, me fokus në temën “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”, po marrin pjesë edhe dy emrave të shquar të neurokirugjisë botërore.
Neurokirurgu i njohur botërisht, Mentor Petrela para rreth 100 pjesëmarrësve tregoi për historikun e themelimit të Klinikës së Neurokirurgjisë në Tiranë.
Ai tha se evenimenti kryesor ka qenë në vitin 1964 kur është bërë hapja e Klinikës së Shërbimit të Neurokirurgjisë, me 20 shtretër dhe një sallë operacioni. Derisa hap tjetër të rëndësishëm përmendi ardhjen e neurokirurgut francez, Raymond Houdart në Shqipëri, që sipas tij u bë ambasador për formimin e grupit të neuroshkencave.
Përveç këtyre, Petrela tregon se në vazhdimësi është zhvilluar kirurgjia e epilepsisë nga profesor Sent Seferi, i cili edukimin e tij për këtë sëmundje e kishte bërë në Itali.
Ndërkaq, Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervenciouese në Departamentin e Neuroradiologjisë në Lariboisier në Paris, Emmanuel Houdart foli për tinitusin pulsativ.
Neurokirurgu tha se kur bëhet fjalë për tinitusin pulsativ, janë 32 shakatarë të ndryshëm, derisa nënvizoi si të rëndësishëm identifikimin e karakterit pulsativ të tinitusit, për çka tregon se ai mund të shërohet.
Ndër të tjera, Houdart tregoi se ndër shkaktarët e tinitusit pulsativ mund të jenë edhe diseksioni arterial, për çka thotë se kjo krijon edhe një turbulencë për ta përmbledhur ekspolorimin që ka të bëjë me tinitusin.
Vajushi tha se otoskleroza është një gjendje e zakonshme që prek veshin e mesëm dhe se ajo karakterizohet nga një rritje jonormale e kockave që mund të çojë në humbje të dëgjimit.
Ajo shtoi se aspekti më pak i eksploruar i otosklerozës është lidhja e saj me tringëllimë në veshët pulsative, një simptomë sfiduese si për pacientët ashtu edhe për mjekët.
Konferenca Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë do të zhvillohet më 15-16 mars dhe është e akredituar me 12 kredite nga QKEV në Shqipëri dhe 20 kredite nga OMK në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...