Mbahet gara e parë e kartingut për këtë vit
Lexohet për: 1 min.
karting
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel me garën në disiplinën e kartingut, e cila zhvillohet në Gjilan.

Gara do të mbahet në pistën F1 GoKart. Bëhet fjalë për garën e parë në këtë disiplinë për këtë vit, ndërsa ajo që bie në sy është interesimi i madh i pjesëmarrësve. Po ashtu, pritet që edhe interesimi i dashamirëve për këtë disiplinë të jetë i madh.

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) është duke punuar me përkushtim në mënyrë që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.

Paraqitja në garë bëhet në intervalin kohor 10:30-11:30 e më pas bëhet kontrollimi teknik.

Lëshimet e lira, takimet e Komisionit Sportiv, matja e kohës për listën shartuese dhe takimi me garues i paraprijnë fillimit zyrtar të garës, që është planifikuar për orën 13:30.

Duke marrë parasysh se shumica e garuesve janë të moshës së re, theks i veçantë i kushtohet aspektit të sigurisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025