Materiale dokumentare që kontribuojnë në ndriçimin e fatit të të zhdukurve gjatë luftës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Materiale dokumentare që kontribuojnë në ndriçimin e fatit të të zhdukurve gjatë luftës
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me shoqatat familjare, sot nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës janë pranuar materiale dokumentare që kontribuojnë në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur gjatë luftës.
Materialet e dorëzuara, që përfshijnë dokumente, fotografi dhe video-incizime, do të trajtohen nga Njësia e Komisionit dhe do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse të verifikimit, analizës dhe administrimit të mëtejmë.
“Këto materiale do të kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve kërkimore dhe vlerësuese në terren; verifikimin dhe analizën e të dhënave; plotësimin dhe përditësimin e Regjistrit Qendror të Personave të Zhdukur; ndërgjegjësimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë prezantimet e përbashkëta me shoqatat familjare.
Materialet e pranuara janë digjitalizuar në kuadër të projektit të implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me përkrahjen e Ambasadës Britanike.
Komisioni mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me familjet, shoqatat familjare dhe partnerët institucionalë, për të mundësuar trajtimin dhe shfrytëzimin efektiv të çdo informacioni që mund të kontribuojnë në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur|, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.