Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është përplasur me deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, në mbledhjen e sotme të Komisionit për ekonomi. Lekaj i tha ministres Hajdari se shefi i kabinetit të saj, Kushtrim Dakaj në vitin 2020 ka mashtruar duke u paraqitur si inspektor i tregut.
Por, këtë e mohoi ministrja Hajdari, e cila përmendi Lekajt psikologjinë e pasqyrës, duke i thënë se atë që mendon për veti ia aludon dikujt tjetër.
Pas këtij debati, por edhe në mungesë të materialit që ministrja nuk ia kishte dorëzuar komisionit sa i përket realizimit të projekteve në vitin 2023 dhe planifikimeve për vitin 2024, ajo lëshoi mbledhjen, derisa në ikje e sipër tha se konstatimet e deputetit Lekaj janë të pasakta, pasi mediat sot shpifin.
Në debat u përfshi edhe deputeti i partisë në pushtet, LVV-së, Armend Muja, i cili tha se deputetët opozitarë në këtë komision po janë të vrazhdë me ministren Hajdari.
Komisioni në mbledhjen e sotme miratoi Projektligjit për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut dhe Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit./KosovaPress/