“Mashtrimi kompjuterik", sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Mashtrimi kompjuterik", sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura
03/05/2026 - 13:58
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për realizimin e bastisje në pesë lokacione të ndryshme në kuadër të hetimeve për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Sipas një komunikate të Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, bastisjet janë zhvilluar më 2 maj 2026 në dy lokacione në fshatin Samadraxhë të Suharekës dhe në tri lokacione në qytetin e Prishtinës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 48 mijë e 350 euro para të gatshme, dhjetë vetura me vlerë të përgjithshme rreth një milion euro, si dhe pajisje elektronike të ndryshme që pritet të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas Prokurorisë, hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë të përfshirëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026