Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, kanë nënshkruar Marrëveshje për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin Master.
Nagavci, falënderoi shtetin francez për mbështetjen që ka dhënë për arsimin në Kosovë dhe për mundësitë që u janë dhënë në vazhdmësi të rinjve tanë për të studiuar dhe për tu ngritur profesionalisht në universitetet franceze.
Ndërkaq, Ambasadori i Francës, Oliver Guerot, është shprehur i kënaqur që kjo mundësi po u ofrohet të rinjve në Kosovë, e që studimi në këto universitete do t’i rrisë edhe mundësitë e punësueshmërisë së të diplomuarve.
Sipas kësaj Marrëveshje, përzgjedhja e studentëve bëhet në bazë të kritereve dhe profileve të përcaktuara nga MAShTI dhe Ambasada.
Kohëzgjatja e programit të bursave do të jetë gjashtë (6) vjeçare dhe do të zbatohet në vitet akademike 2022/2023, 2024-/2025 dhe 2026/2027.