Masat kundër Kosovës, Kurti: Jemi aleati më i qëndrueshëm, BE është fati ynë
Lexohet për: 2 min.
kurti-290623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar listën e masave kundër Kosovës të propozuara nga Bashkimi Evropian. Në adresimin e tij në mbledhjen e ekzekutivit, ai ka thënë se BE e gjen tek Kosova partnerin dhe aleatin më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropiane.

Ai ka thënë se në raste kanë qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë cinik apo të hidhëruar.

“Dje Komisioni Evropian ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian tek Kosova e gjejnë partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe  të qëndrueshëm të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka qeverinë të tillë e ka popullin, së pari popullin pastaj qeverinë. Në raste kemi qenë kritik ndaj BE por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar, nuk jemi as sot", ka thënë Kurti.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/keto-jane-sanksionet-qe-ke-gjate-javes-do-ti-vendos-kunder-kosoves/

Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës dhe ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian.

https://kosovapress.com/admin/masat-e-reja-borrell-politike-dhe-ekonomike/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025