Masa për Berishën, Rama: Pa u hetuar 21 janari s’do të ketë drejtësi në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për masën e sigurisë ndaj liderit demokrat Sali Berisha.

Në konferencën e fundvitit, Rama theksoi se nuk merret me dikë që është shpallur person ‘non grata’ nga SHBA, duke shtuar se pa u hetuar ngjarjet e 21 janarit nuk do të ketë drejtësi në vend.

“Për non-gratën nuk kam asnjë koment. Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Ëndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh ëndërr se si dënohen njerëz. Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilido parti. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët kështu që nuk e shoh absolutisht këtë si një fitore të PS-së apo si një fitore të Erionit apo Taulantit që kanë bërë me këmbëngulje që ta bëjnë me pasion detyrën e tyre.

Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë. Ashtu sikundër, nuk do ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet 21 janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit e tyre, drejtësia do të jetë e gjymtuar moralisht dhe patjetër e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj”, tha  Rama. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024