Masa e “arrestit shtëpiak”, Gjykata nesër merr vendim për Sali Berishën
Lexohet për: 1 min.
Sali Berisha1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata e Posaçme shtyu për nesër seancën e shqyrtimit të kërkesës për masën e arrestit në shtëpi, për ish-kryeministrin Sali Berisha

Seanca do të zhvillohet nesër në orën 15:00. Vendimi erdhi pasi avokatët e ish kryeministrit kërkuan sërish përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi, e cila sipas tyre është në konflikt interesi me ish kryeministrin.

Sot GJKKO rrëzoi jo vetëm kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjokës, por edhe kërkesën për praninë e medias në seancë.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që masa shtrënguese ndaj Berishës të zbatohet në banesën e tij, nën mbikëqyrje policore, kërkesë e cila sipas avokatit Genc Gjokutaj nuk është e mbështetur në ligj. /TopChannel/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025