“Marshi ynë vazhdon”, konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Edi Rama 171224
4 javë më parë
Linku u kopjua

Ka nisur në Bruksel konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Evropian, për hapjen e grupkapitullit të VI të negociatave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po e kryeson delegacionin shqiptar, tha të martën se ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe sipas tij po bëhet sipas planit.

“Marshi ynë vazhdon. Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është i rëndësishëm për planin tonë. Kjo sepse po bëhet sipas planit. Ne duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur", tha Rama.

Kjo konferencë vjen para Smitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet të mërkurën.

Pas shumë vjet pritje, më 15 tetor Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Tirana zyrtare ishte ndarë nga paketa me Maqedoninë e Veriut ku për një periudhë disa vjeçare vendimet ishin marrë për të dy vendet njëkohësisht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025