Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kërkon reagimin e BE-së
Lexohet për: 2 min.
Enver_Hoxhaj-1200x630-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian pas marrëveshjes Serbi-Rusi mbi "planin për konsultime" për politikë të jashtme. 

Ish-ministri i Jashtëm, përmes një reagimi në Twitter ka thënë se për vite me radhë i ka paralajmëruar miqtë e tij në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë.

"Për vite me radhë i kam paralajmëruar miqtë e mi në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së. Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj. Serbia po mban anën me Rusinë për të luftuar Ukrainën dhe Kosovën duke nënshkruar protokolle me Kremlinin në mes të luftës. Koha për të vepruar", ka shkruar Hoxhaj. 

Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov kanë nënshkruar të premten në Nju Jork, një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd, përgjatë takimeve që po mbahen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Marrëveshja në mes të dy palëve quhet “Plani i konsultimeve ndërmjet MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë për 2023-2024”.

Ndaj marrëveshjes ka reaguar edhe raportuesja e PE për Kosovën Viola von Cramon e cila ka thënë se tash është koha që të ngrihen bisedimet për aderimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025