Marrëveshja me Rusinë, Tahiri: BE të pezullojë negociatat me Serbinë
Lexohet për: 2 min.
Besnik Tahiri 150722 (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka reaguar pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë për konsultime në fushën e politikës së jashtme.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të pezullojë negociatat për anëtarësimin e Serbisë, sikurse edhe NATO të pezullojë programet e veta, ndërsa vendet e rajonit të suspendojnë takimet rajonale me Serbinë prezente.

“Kjo marrëveshje është fyerje e Serbisë ndaj ndërgjegjes së kombeve të lira”, ka shkruar Tahiri.

Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov kanë nënshkruar të premten në Nju Jork, një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd, përgjatë takimeve që po mbahen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Marrëveshja në mes të dy palëve quhet “Plani i konsultimeve ndërmjet MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë për 2023-2024”.

Ndaj marrëveshjes ka reaguar edhe raportuesja e PE për Kosovën Viola von Cramon e cila ka thënë se tash është koha që të ngrihen bisedimet për aderimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin Rusinë. Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në BE pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024