Marrëveshja drejt dështimit për Todibon, Tottenhami afër transferimit të mbrojtësit të Genoas
Lexohet për: 1 min.
6-Tottenhami
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Tottenhamit po përgatitet për ta dërguar ofertën e parë drejt Genoas për mbrojtësin, Radu Dragusin.

Dragusin po shihet si zëvendësuesi ideal i Christian Romeros në repartin e mbrojtjes, raporton KosovaPress.

Bisedimet kanë filluar dje mes Tottenhamit dhe Genoas, ndërsa marrëveshja për mbrojtësin e Nice, Jean-Clair Todibo është afër dështimit.  

Trajneri i Tottenhamit, Postecoglou e ka aprovuar transferimin e Dragusin, dhe ai e dëshiron mbrojtësin të jetë i gatshëm për javën tjetër.

 Dragusin pritet t’i kushtojë Tottenhamit afro 30 milionë euro, më lirë se Jean-Clair Todibo, i cili vlerësohet nga Nice afro 45-50 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024