"Marrëdhënia ime me Tysonin është shkatërruar" shprehet babai i bokserit Tyson Fury
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
"Marrëdhënia ime me Tysonin është shkatërruar" shprehet babai i bokserit Tyson Fury
Bota e boksit është tronditur nga deklaratat e fundit të John Fury-t, i cili ka pohuar hapur se raporti me djalin e tij, Tyson Fury, ka marrë fund.
"Marrëdhënia ime me Tysonin është shkatërruar; boksi e shkatërroi plotësisht," tha ai për Playbook Boxing, duke shtuar me rreptësi se nuk ka përfituar kurrë financiarisht nga i biri: "I kam thënë edhe para kamerave: kurrë nuk i kam marrë as 10 paund dhe nuk do t’ia marr kurrë." John Fury ndjen se Tyson duhej të linte dorezat e boksit anash dhe të pensiononte shum kohë më parë.
Ky rrëfim vjen në një moment kritik, pasi "Gypsy King" po përgatitet për rikthimin e tij në ring kundër Arslanbek Makhmudov më 11 prill, pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.
Përveç krizës familjare, John Fury ka shprehur dyshime të forta për aftësitë aktuale të Tysonit, duke vlerësuar se betejat e shkuara kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.
"Mendoj se ai e ka kaluar kulmin e tij... Tyson ka mbaruar që pas meçeve me Deontay Wilder, ato e përfunduan atë," u shpreh ai, duke paralajmëruar se këmbët e boksierit nuk janë më ato të dikurshmet.
Sipas tij, sfidanti i radhës nuk duhet nënvlerësuar, pasi "Makhmudov është një problem për Tysonin" dhe e vërteta e dhimbshme për formën e tij fizike do të shihet vetëm atëherë "kur të bjerë zilja e parë" e ndeshjes në stadiumin e Tottenhamit.
KosovaPress