Markat luksoze kufizojnë operacionet në Rusi
Lexohet për: 1 min.
ferrari-daytona-sp3_01
2 vite më parë
Linku u kopjua

Disa marka luksoze po pezullojnë operacionet e tyre në Rusi.

Prodhuesit e automjeteve Ferrari dhe Lamborghini, thanë se nuk do të prodhojnë automjete për tregun rus deri në një njoftim tjetër.

Në një deklaratë, Ferrari tha se planifikon të dhurojë 1 milion euro për të mbështetur përpjekjet e ndihmës për qytetarët ukrainas.

Lamborghini tha se "shpreson për një fund të shpejtë të armiqësive dhe një kthim në diplomaci". Ajo planifikon të bëjë një donacion për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Marka më e madhe zvicerane e orëve, Rolex, tha gjithashtu të martën se po ndalon eksportet në Rusi.

Ata janë ndër një mori shitësish të nivelit të lartë - duke përfshirë Chanel, Louis Vuitton dhe Gucci - që janë tërhequr nga vendi ditët e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025