Marca: 23 golat e Piratit Muriqi nuk mjaftuan, Mallorca bie nga La Liga
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Marca: 23 golat e Piratit Muriqi nuk mjaftuan, Mallorca bie nga La Liga
New Project (55)
24/05/2026 - 12:45
Linku u kopjua

RCD Mallorca ka pësuar një rënie shokuese nga elita e futbollit spanjoll, përkundër fitores bindëse 3-0 ndaj Real Oviedo në xhiron e fundit.

Përkundër grumbullimit të 42 pikëve—shifra më e lartë për një skuadër që bie nga liga që prej vitit 2011—Mallorca u rendit në vendin e 18-të, duke humbur mbijetesën për shkak të rregullit të ndeshjeve direkte me Osasuna-n dhe Levante-n.

Në këtë sfidë dramatike, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 88-të, duke mbyllur një sezon mbresëlënës personal me 23 gola në La Liga. Megjithatë, ky rekord golash i "Piratit" nuk mjaftoi për të shpëtuar ekipin e Martín Demichelis.

Pas këtë goditjeje të rëndë, klubi lëshoi një deklaratë të ndier dhe plot emocion në rrjetet sociale:

"Me lot në sytë tanë dhe dhimbje në zemrat tona, sot duhet të përballemi me një goditje shumë të fortë... Kjo është arsyeja pse ne mundemi vetëm të kërkojmë falje. Është koha ta pranojmë, të ngrihemi dhe t'ia fillojmë nga e para."

Kjo rënie shokuese ngre menjëherë pikëpyetjen e madhe: a do të qëndrojë Muriqi në ligën e dytë, apo rrugët e tyre ndahen këtu?

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026