Maran: Më pëlqen loja agresive, dua ta aplikojë me Shqipërinë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Maran: Më pëlqen loja agresive, dua ta aplikojë me Shqipërinë
maran-190526
19/05/2026 - 10:54
Linku u kopjua

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, është prezantuar zyrtarisht në krye të kuqezinjve, duke shprehur emocionet dhe objektivat e tij në konferencën e parë për media.

Tekniku italian vlerësoi shpirtin e Kombëtares shqiptare, atmosferën që rrethon ekipin dhe mbështetjen e tifozëve, derisa premtoi se skuadra e tij do të reflektojë agresivitet, karakter dhe krenari në fushën e lojës.

Duke folur për ndjenjat pas marrjes së drejtimit të Shqipërisë, Maran tha se e konsideron këtë një përgjegjësi dhe krenari të madhe.

“E kam ndjekur nga afër Kombëtaren Shqiptare dhe për këtë keni gjithë komplimentet e mia. E falënderoj presidentin që me jep mundësinë për të trajnuar një kombëtare që përfaqëson një popull me krenari të madhe duke qenë afër shtëpisë suaj, diçka që unë e kam perceptuar gjithmonë. Është një krenari e madhe për mua dhe premtimi është për të kërkuar të transferojmë atë dashurinë për këtë fanellë ta transferojmë në fushë duke dhënë gjithë brendësinë time”, theksoi fillimisht Maran.

Tekniku italian foli edhe për identitetin që dëshiron t’ia japë skuadrës shqiptare, duke theksuar stilin agresiv dhe forcën në lojë.

“Mua më pëlqen të kem skuadër agresive, duhet të demonstRojmë që jemi të fortë në fushë, ADN-ja ime është kjo, dua ta transmetojë këtë gjë”, theksoi Maran.

Maran u ndal edhe te objektivat e Shqipërisë, duke vlerësuar potencialin që ka grupi aktual për të konkurruar edhe ndaj kundërshtarëve më të fortë.

“Mendoj që janë mundësitë dhe kushtet për të arritur në objektiva. Nuk është e lehtë, nuk do të jetë e thjeshtë, por sigurisht mendoj që janë mundësitë për t’ia dalur. Me atë çfarë ju keni, sigurisht se kemi mundësi për të bërë gjëra më tepër dhe ndoshta edhe kundër skuadrave që në letër mund të jenë më konkurruese, duhet të arrijmë t’i përmbushim objektivat për te qenë kompetitiv”, tha Maran.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026