​Mbyllet hetimi për emërimet e gjyqtarëve në Serie A, nuk gjenden prova kundër Interit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Mbyllet hetimi për emërimet e gjyqtarëve në Serie A, nuk gjenden prova kundër Interit
Inter
15/07/2026 - 14:15
Linku u kopjua

Prokuroria e Milanos ka kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj ish-përgjegjësit të arbitrave në Serie A dhe Serie B, Gianluca Rocchi, zëvendësit të tij Andrea Gervasoni dhe Interit, duke mos gjetur prova për ekzistencën e një skeme të organizuar që synonte manipulimin e emërimeve të gjyqtarëve.

Hetimi, i cili kishte nisur mbi dyshimet për mashtrim sportiv dhe ndikim të mundshëm në caktimin e arbitrave, shqyrtoi pretendimet se disa emërime ishin bërë për të favorizuar Interin ose për të shmangur gjyqtarë që klubi nuk i preferonte. Megjithatë, sipas Prokurorisë, nuk u identifikuan prova që të vërtetonin ekzistencën e një sistemi të strukturuar për të ndikuar në emërimet e arbitrave, ndërsa procedimi ndaj Interit u pushua.

Rocchi ishte tërhequr përkohësisht nga detyra gjatë zhvillimit të hetimeve. Edhe pse çështja penale është drejt mbylljes, një pjesë e materialeve që lidhen me dyshimet për ndikim në vendimet e VAR-it është transferuar në Prokurorinë e Monzës për verifikime të mëtejshme. Dosjet janë dërguar gjithashtu në Prokurorinë Federale të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe në Komitetin Olimpik Kombëtar Italian (CONI), për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje disiplinore sportive.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026