Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje për lidhje të re të shpërndarjes së gazit natyror.
Fshati Zhidilovo i komunës së Kriva Pallankës do të njihet si pikë e re përmes së cilës kalon rrjeti i gazsjellësit nga Qustendilli, shkruan Alsat.
“Nga 1 janari do të lirohen kapacitetet e gazit natyror, i cili mund të importohet në vendin tonë për nevojat e edhe të ngrohtores TE-TO në fushën e energjisë elektrike. Por, më e rëndësishmja edhe për nevojat e industrisë në tërësi, që përdor gazin natyror”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Në Maqedoni, rreth 50 kapacitete më të mëdha industriale përdorin gaz natyror. Por, edhe kompanitë e huaja që janë në zonat industriale nuk do të mund të punojnë pa furnizimin në kohë me gaz.
Konkretisht, marrëveshja që u nënshkrua sot në Sofje rregullon rritjen e sasisë së gazit që do të hyjë në vend.