Maqedoni e Veriut: Banka Popullore rrit normën bazë të interesit
Lexohet për: 1 min.
r3r3r3
2 vite më parë
Linku u kopjua

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut po shtrëngon sërish politikën monetare.

Ajo rriti normën bazë të interesit nga 1.75 në 2%, ndërsa rritje të butë ka edhe të normave të interesit për depozitat njëditore dhe atë shtatë ditore.

Kjo është hera e tretë që Banka Qendrore rrit normat e interesit. Norma bazë e interesit u rrit nga 1.25 për qind në 2 për qind në më pak se tre muaj.

Tani radhën e kanë bankat komerciale, hapat e të cilave mund të priten pas disa javësh. Zakonisht në fillim rriten normat e interesit të depozitave, e më pas të kredive.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se kreditë me norma fikse vështirë se do të shtrenjtohen, por ato me interesa të ndryshueshme, për to do të paguajnë këste mujore më të larta. /Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025